Gafa gjatë prezantimit të kandidatit të Berishës në Vorë, kërkohet vota për Lulzim Bashën! (VIDEO)








Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Vorë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” për këtë bashki Lulzim Vranën.

Mirëpo një gafë ka ndodhur gjatë prezantimit, ku përfaqësuesi i “Shtëpisë së Lirisë” thotë se kandidati ynë është Lulzim Basha.

Së bashku në datën 6 mars të nxjerrim kandidatin tonë z. Lulzim Basha” është shprehur ai, por e ka kuptuar menjëherë gafën, duke vijuar: “z. Lulzim Vrana, kryetarin e bashkisë së Vorës”.

Siç mund të shihet nga video ish-kryeministri Berisha, deputeti Noka dhe anëtarë të tjerë të Grupit të Rithemelimit të PD-së e kanë kaluar me buzëqeshje momentin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.