Gana, 22 fëmijë kanë humbur jetën nga ethet e verdha

Numri i fëmijëve që humbën jetën nga ethet e verdha në Gana është rritur në 22.

Drejtori i Agjencisë së Shëndetit Publik të Ganës (GHS) dr. Franklin Asiedu-Bekoe tha se epidemia e etheve të verdha vazhdon të përhapet në rajonin Savannah.

Duke theksuar se më shumë se 400 raste të etheve të verdha janë zbuluar në rajon gjatë muajit të kaluar, Asiedu-Bekoe tha se numri i fëmijëve të vdekur nga sëmundja është rritur në 22.

Ai theksoi se qeveria e Ganës dërgoi ndihmë mjekësore në zonat ku u shfaq epidemia. Asiedu-Bekoe paralajmëroi qytetarët që të ruajnë rregullisht higjienën personale dhe të mbajnë mjedisin të pastër.

Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë ethe, dhimbje koke dhe muskujsh, të përziera, dobësi dhe sy të verdhë.

Qeveria ka luftuar epideminë e etheve të verdha që nga 12 shtatori i vitit 2017.

Ethet e verdha janë një sëmundje e rëndë akute hemoragjike virale e transmetuar nga mushkonjat. Për shkak të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut dhe mpiksjes së gjakut, sjell gjakderdhje në shumë organe dhe quhet “e verdhë” sepse shkakton verdhëz tek një numër i caktuar pacientësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.