Gara për kreun e PD, Basha: Nuk do heqim dorë nga Shqipëria, me 13 qershor do t’i japim fund regjimit “Rama-Doshi”






Lulzim Basha, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, shprehet se më 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë “regjimit Rama-Doshi”.

basha

Basha ka publikuar disa foto të shkrepura ditën e djeshme në takimin e radhës që ai ka bërë në kryeqytet në kuadër të fushatës që po zhvillohet për kreun e PD.

Ai shprehet se PD nuk do të heqë dorë nga Shqipëria dhe se do ta largojë “pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin”.

Në 13 qershor demokratët do t’i japin një përgjigje të qartë regjimit Rama-Doshi: Ne nuk dorëzohemi. Ne nuk heqim dorë nga demokracia. Ne nuk heqim dorë nga Shqipëria. Ne do ta largojmë pakicën që ka ndaluar përkohësisht ndryshimin, që duan dhe meritojnë shqiptarët”, citohet nga mesazhi i Bashws nw rrjetin social Facebook.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *