
Janë dorëzuar në ambientet e KZAZ të gjitha kutitë, pas përfundimit të procesit të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Tashmë pritet të nisë edhe numërimi i 54 kutive të votimit. Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.
Gazetari Osman Stafa tha se dita e sotme pati një proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme ,si në rastin e fotografimit të votës.
Ndërkohë në garë për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al