
Kur kane mbetur edhe votat e 20 vendeve ne Senat per t’u numeruar republikanet dhe demokratet jane ne barazim 40-40, por me te paret ne avanazh ne shume shume shtese qe nuk jane mbyllur ende.
Republikanet kane fituar Floriden, ndersa demokratet Koloradon. Partia e Donald Trump kryeson ngushte ne Georgia, ndersa Presidenti Biden deri tani kryeson ne Pensilvani, te dyja keto shtete kyce ne percaktimin e fituesit.
Por teksa per Senatin po behet nje gare e fore ne cdo shtet, zgjedhjet per kongresin deri tani flasin qartesisht per republikanet. Ata kryesojne 153-86, teksa i duhen edhe 65 vende per te arritur shumicen.
SENATI
Demokratet 40 vende
Republikanet 40 vende
*Shumica arrihet me 51 vende
Kongresi
Demokratet 86 vende
Republikanet 153 vende
*Shumica arrihet me 218 vende
***
Demokratëve u nevojiten të paktën 50 vende për të mbajtur kontrollin e Senatit me nënpresidenten Kamala Harris e cila mund t’u japë atyre votën për të bërë shumicën, ndërsa republikanët kanë nevojë për 51 vende për të fituar kontrollin.
Aktualisht nga 65 vendet në Senat të cilat sot nuk i nënshtrohen votimit, 36 vende janë të demokratëve, ndërsa 29 vende të republikanëve.
Nga 35 vende të cilat votohen sot, republikanët aktualisht janë të favorizuar për të fituar 20 vende, ndërsa demokratët janë të favorizuar për të fituar 12 vende. 3 vende vlerësohen si të papërcaktuara dhe mund të shkojnë nga njëri kandidat te tjetri gjatë numërimit.
Për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, një parti duhet të mbajë 218 nga 435 vende.
Sipas CNN Republikanët aktualisht janë të favorizuar për të fituar 216 vende, ndërsa demokratët janë të favorizuar për të fituar 199 vende. 20 vende janë ende të papërcaktuara.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al