Garda e Republikës merr në ruajtje ambasadorin e BE. Ja vendimi që u miratua nga Këshilli i Ministrave






Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin që Garda e Republikës të marrë në ruajtje ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca. Vendimi u miratua pas propozimit të ministrit të Brendshme dhe është botuar ne Fletoren Zyrtare.

garda-soreca

Në vendim thuhet që garda do të ruajë ambasadorin dhe objektet ku do të akomodohet apo ushtrojë veprimtarinë.

Vendimi i plotë

VENDIM Nr. 375, datë 23.6.2021 PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja“d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete:
    a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
    2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte:
    a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën“a”, të pikës 1, të këtij vendimi.
    3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR  Edi Rama

vendimi
Vendimi i publikuar ne Fletoren Zyrtare

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *