Garda nuk lejoi hyrjen e deputetëve të opozitës në Kryesi, Meta: Dënoj me ashpërsi militarizimin e Kuvendit

garda nuk lejoi hyrjen e deputeteve te opozites ne kryesi meta denoj me ashpersi militarizimin e kuvendit
garda nuk lejoi hyrjen e deputeteve te opozites ne kryesi meta denoj me ashpersi militarizimin e kuvendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar incidentet sot në Kryesinë e Kuvendit, ku Garda pengoi futjen në institucion të deputetëve të opozitës.

REAGIMI I METES
Dënoj me ashpërsi militarizimin e institucionit më të rëndësishëm të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë.
Asgjësimi i të drejtave kushtetuese të opozitës është sulm ndaj pluralizmit politik dhe llogaridhënies para qytetarëve.
Partia e Lirisë mbështet vendosmërisht qëndrimin e opozitës e në veçanti:
???? Garantimin e ngritjes të komisioneve hetimore në Kuvend;
???? Të drejtën e opozitës për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore;
???? Garantimin e shqyrtimit të të gjitha projektligjeve që opozita ka depozituar në Kuvend dhe që bllokohen prej vitesh.
Deputetët e opozitës përfaqësojnë zërin e mbi 700 mijë qytetarëve të cilët kanë të drejtë të dëgjohen.
Kjo krizë e rëndë nuk zgjidhet me Gardën e Republikës por me respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores të Kuvendit, si baza e funksionimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts