Garë e ethshme për “Topin e Artë”, De Bryjn jep votën e tij: Çmimin e meriton…








Topi i Artë është çmimi më prestigjioz për çdo futbollist. Si rrallëherë në dekadat e fundit, janë të shumtë emrat që shikohen favorit për ta fituar këtë vit.

TOPI I ARTE

Lidhur mbi këtë temë ka folur edhe mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Bryjne. “Nëse me pyesni mua, atëherë do të gjykoja mbi atë që ka ndodhur këto dy vite, sepse vitin e kaluar nuk u dha ky çmim për shkak të pandemisë. Unë do të zgjidhja Levandovskin për atë që ai ka bërë dy sezonet e fundit”, u shpreh belgu.

Levandovski me 41 golat e shënuar vitin e kaluar në Gjermani, theu rekordin legjendar të Gerd Mylerit, për golat e shënuar në një sezon në kampionat. Por sulmuesi nuk ka qenë kurrë në podium apo kandidat kryesor për të fituar Topin e Artë.  Megjithatë, 33-vjeçari shihet si një nga emrat kryesorë në listën prej 30 nominimeve për këtë vit.

Të njëjtin mendim dha dhe trajneri aktual i Bajernit, Julian Nagelsman. “Ai e meriton Topin e Artë dhe për mendimin tim duhet ta fitojë, sepse ka luajtur në mënyrë konstante përgjatë 3 viteve të fundit”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *