Gati 10 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, pritet shtrëngimi i masave

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 9,771 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2,996 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës.

Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar shtrëngimin e masave antiCOVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.