Gati “garda e vjetër”, Partizani kërkon rikthimin e sulmuesit shkodran








Eraldo Çinari është një tjetër dëshirë e Partizanit. Sulmuesi i la të kuqtë në verën e vitit të shkuar dhe firmosi për tri vite, me opsionin për të rinovuar edhe një tjetër sezon me Samsunspor, që luan në Ligën e Parë në Turqi.

Cinari

Aventura e tij në Samsun nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo e shtyn Partizanin të tentojë rikthimin e tij në formën e huazimit, për të zgjidhur përfundimisht çështjen e sulmit.

Lojtari, në intervistat e tij ka treguar se dëshiron të qëndrojë e të bëjë mirë në ekipin aktual, por situatat mund të ndryshojnë dhe merkato ka treguar se asgjë nuk është e pamundur.

Të kuqtë janë të gatshëm të paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit. Përveç Çinarit, Partizani prej kohësh është edhe në gjurmët e Eneo Bitrit.

Ish-mbrojtësi i Astanës e ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga Kazakistani dhe po kërkon për një strehë të re. Vetë klubi i kuq e ka konfirmuar se është një mundësi rikthimi i tij. Jo vetëm kaq, sepse në verë Partizani mundi të rikthejë Esat Malën, i cili është në pronësi të Giresunspor deri në fund të këtij sezoni.

Klubi turk pagoi 100 mijë euro në verën e vitit të shkuar për ta bërë të tijin Malën. Këto lëvizje tregojnë qartë se Partizani dëshiron të bëjë hapa pas. Ata kërkojnë të rikthejnë “gardën e vjetër”, që ishin pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe krijonin një grup shumë solid dhe konkurrues.

Nëse vjen edhe një mes Çinarit dhe Dakut në huazim, do e bënte Partizanin një “koloni huazimesh”. Të kuqtë aktualisht kanë katër të huazuar, Malën, Liçon, Albion Markun dhe Kallakun, të cilët largohen menjëherë në fund të sezonit, pa pritur as ndeshjet e Europës, nëse Partizani arrin të kualifikohet.

Mbetet për t’u parë se si do e zgjidhin drejtuesit e kuq këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.