Gati inkursioni tokësor në Rripin e Gazës, evakuohen banorët pranë kufirit me Libanin

gati inkursioni tokesor ne rripin e gazes evakuohen banoret prane kufirit me libanin
[embedded content][embedded content]

20:59 08/10/2023

Izraeli shpalli luftën për herë të parë që nga viti 1973 dhe po sulmon objektivat palestineze në Gaza, pasi vuajti ditën më të përgjakshme në dekada, kur luftëtarët e Hamasit pushtuan disa vendbanime. Qindra janë të vrarët nga të dyja anët dhe ashpërsimi i luftimeve kërcënon të ndezë një luftë të re të madhe në mbarë Lindjen e Mesme.

Konflikti ka gjasë të përhapet përtej Gazës, pasi ushtria izraelite dhe militantët islamikë të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, shkëmbyen zjarr me artileri dhe raketa, ndërsa në Aleksandri, dy turistë izraelitë u qëlluan për vdekje së bashku me udhërrëfyesin e tyre egjiptian.

Ushtria izraelite po dislokon me urgjencë tanke në zonën kufitare të Gazës si dhe pranë kufirit me Libanin. Sulmet izraelite janë të dukshme me gjithë Rripin e Gazës. Shkalla e plotë e reagimit izraelit mbetet e paqartë, por një zëdhënës ushtarak la të kuptohet se ushtria mund të përpiqet të marrë kontrollin e plotë të Gazës për herë të parë që nga viti 2005.

Këtu, trupi i një vajze të re gjendet mes rrënojave të shtëpisë së al-Najar, e cila u godit nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës. Banorët e zonës thonë se në shtëpi jetonin shtatë anëtarë të familjes, katër prej të cilëve u gjetën të vdekur mes rrënojave.

Ndërsa këtu një ceremoni varrimi për tre palestinezë të vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, ku shtatë palestinezë u vranë. Gjashtë prej tyre, duke përfshirë një djalë 13-vjeçar, u vranë gjatë përleshjeve me gurë në incidente të ndara, ndërsa i shtati u vra teksa u përpoq të godiste një izraelit, thuhet në deklaratën e ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli është zotuar të hakmerret për sulmin e paprecedentë të grupit palestinez Hamas, i cili pushtoi disa qytete izraelite të shtunën, duke vrarë menjëherë të paktën 250 izraelitë dhe marrë peng dhjetëra të tjerë.

 “Kjo nuk është lufta ime e parë, kjo është e pesta. Lufta duhet të ndalet. Nuk dua që vëllezërit e mi të vazhdojnë të më mbajnë, ata janë lodhur duke më mbajtur. Dje në luftë po të mos ishin vëllezërit e mi do të kisha vdekur dje, po të mos më mbante ky vëlla dhe i madhi do të kisha vdekur.”

Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh tha se sulmi i filluar në Gaza, do të përhapet më tej në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem.

Luftimet vazhdojnë vende në pikat ku militantët e Hamasit u infiltruan përgjatë barrierave të sigurisë. Ushtria tha se ka vendosur dhjetëra mijëra trupa rreth Gazës dhe po evakuon të gjithë izraelitët që jetojnë rreth kufirit të territorit.

Mbeturinat nga sulmi i së Shtunës shihen ende rreth qyteteve jugore izraelite dhe komuniteteve kufitare. Luftëtarët palestinezë u arratisën përsëri në Gaza me dhjetëra pengje, duke përfshirë ushtarë dhe civilë.

Rreth 30 izraelitë të zhdukur që merrnin pjesë në një festë ishin shënjestra e parë gjatë sulmit.

“Ndërsa gruaja ime Doron dhe dy vajzat e vogla Raz dhe Aviv 5 vjeç dhe 2 vjeç shkuan për të vizituar vjehrrën afër Gazës, gruaja më tha në telefon se ka terroristë brenda shtëpisë. Më vonë pashë një video, të njëjtën video që ishte në mediat sociale, ku identifikova gruan time, dy vajzat dhe vjehrrën, në një lloj karroce dhe terroristët e Hamasit përreth tyre.”

Në mesin e dhjetëra pengjeve janë edhe shtetas amerikanë. Autoritetet izraelite thonë se pengjet po mbahen në tunele nëntokësore, ndërsa Uashingtoni po “punon pa pushim” për të verifikuar raportet e amerikanëve të zhdukur dhe të vdekur, sipas një deklarate të sekretarit të Shtetit Antony Blinken.

Kapja e kaq shumë izraelitëve robër ka shtuar presionin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu pas episodeve të mëparshme kur pengjet u shkëmbyen për shumë të burgosur palestinezë.

Sulmi nga Hamasi i nisur në agim të së Shtunës shënoi inkursionin më të madh dhe më vdekjeprurës në Izrael që kur Egjipti dhe Siria filluan një sulm të papritur në 50 vjet më parë.

Konflikti mund të minojë lëvizjet diplomatike të mbështetura nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Aleati tjetër kryesor rajonal i Teheranit, Hezbollahu i Libanit, luftoi me Izraelin në vitin 2006 dhe tha se “armët dhe raketat” e tij qëndrojnë me Hamasin.

Klan News


gati inkursioni tokesor ne rripin e gazes evakuohen banoret prane kufirit me libanin

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts