Gati të flasë përsëri shqip, De Biazi: Do ishte kënaqësi të drejtoja Kosovën








Xhani De Biazi mund të kthehet të flasë shqip, por këtë radhë me përfaqësuesen e Kosovës. Ish-trajneri i kuqezinjve, është i gatshëm të marrë drejtimin e ”Dardanëve” që pasi të përfundojë kontrata e tij me Azerbajxhanin, e cila mbyllet pas një muaji dhe me shumë siguri nuk do të rinovohet.

19.06.2016, Stade des Lumieres, Lyon, FRA, UEFA EURO EM Europameisterschaft Fussball Frankreich, Rumaenien vs Albanien, Gruppe A, im Bild Albania Manager Gianni De Biasi // Albania Manager Gianni De Biasi during Group A match between Romania and Albania of the UEFA EURO 2016 France at the Stade des Lumieres in Lyon, France on 2016/06/19. Pictures © 2016, Lyon PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_fil 19 06 2016 Stade the lumieres Lyon FRA UEFA Euro euro European Championship Football France RUMAENIEN vs Albania Group A in Picture Albania Manager Gianni de Biasi Albania Manager Gianni de Biasi during Group A Match between Romania and Albania of The UEFA Euro 2016 France AT The Stade the lumieres in Lyon France ON 2016 06 19 Pictures © 2016 Lyon PUBLICATIONxNOTxINxAUT EP_fil

Në një prononcim për “indeksonline”, De Biazi ka pranuar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës, nëse i ofrohet kjo mundësi, por njëkohësisht ka bërë të ditur se nuk ka pasur kontakte direkte me FFK-në.

“Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbajxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës”, tha fillimisht ai, duke u ndalur më pas te shkarkimi i Shaland.

“Më vjen keq për Shaland sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit”, vijoi tekniku i cili drejtoi Shqipërinë në suksesin më të madh të historisë së saj, pjesëmarrjen në Euro 2016.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *