Gati të heqë dorë nga bonuset e titullit kampion, Lukaku bën gjithçka që të largohet nga Interi










Teksa Lionel Mesi ka vjedhur tërësisht shfaqjen e merkatos, Çelsi po punon në heshtje për të transferuar në Londër Romelu Lukakun.

Lukaku Celesi

Londinezët janë ndaluar momentalisht tek oferta e 110 milionë eurove, por zikaltrit duan 115. Pikërisht këtu hyn në lojë dhe vetë sulmuesi belg. Sipas mediave italiane, Lukaku është i gatshëm të heqë dorë nga bonusi 5 milion euro për sukseset e sezonit të kaluar në mënyrë që të rikthehet sërish në Londër.

Përveç vendosmërisë së klubit, vendimtar në këtë tratativë ka qenë dhe vetë shtatlarti i cili është bindur tërësisht nga oferta e Çelsit. Një e papritur kjo për Interin që do të kursejë 5 milionë euro dhe do të arkëtojë 110 milionë euro, 60 prej të cilave i përkasin Junajtid si pjesë e pashlyer të blerjes së Lukakut në vitin 2019.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *