Gati të nisë rimodelimi i Kamp Nou, Barcelona mund të zhvendoset në një stadium me… 6 mijë vende








Tek Barcelona nuk mendojnë vetëm për hyrje-daljen e lojtarëve, por dhe për infrastrukturën e klubit.

j

Një prej qëllimeve kryesorë të presidentit Joan Laporta është dhe rimodelimi i “Camp Nou” i cili do t’i sillte klubit fitime më të mëdha në aspektin ekonomik. Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta është takuar me disa drejtues të klubit për të marrë konfirmimin dhe shumë shpejt mund të ketë një nisje të punimeve brenda gjigantit katalanas.

Por, në këtë rast Barcelona do të duhej të zhvendosej në një stadium tjetër, dhe hipoteza është të luajnë për një vit ndeshjet në impiantin “Johan Krujf” i cili është në pronësi të klubit dhe ndodhet në Katalonjë. Ky stadium ka kapacitet prej 6 mijë tifozësh, 93 mijë më pak se “Kamp Nou” i cili sipas përllogaritjes ka një kapacitet prej 99 mijë vendesh. Kjo do të ishte një sakrificë nga ana e klubit dhe tifozëve, por plani është afatgjatë dhe pritet të sjellë frytet e veta.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *