Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi është parë sot në dyert e SPAK-ut. Numri 1 i klubit të kuq, ka hyrë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme, ku ka qëndruar për rreth 1 orë.
Burime nga “News 24”, që kanë qenë të pranishme në ambientet e SPAK-ut, bëjnë me dije se Demi nuk ka qenë i thirrur nga Prokuroria e Posaçme.
Nuk dihen ende se cila ka qenë arsyeja e vërtetë kë kësaj vizite misterioze nga ana e presidentit të Partizanit. Ai fillimisht u pa në shoqërinë e avokates Antoneta Sevdari.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al