Gaza, fushatë për mbjelljen e pemëve për fëmijët e vrarë në sulmet izraelite

Në Rripin e Gazës të bllokuar u organizua një fushatë mbjelljeje pemësh në kujtim të fëmijëve që humbën jetën në sulmet e fundit të Izraelit.

Çdo pemë e mbjellë në kuadër të kësaj fushate, e cila synon rritjen e hapësirave të gjelbra në Gaza, mori emrin e fëmijëve që humbën jetën në sulmet izraelite në maj.

Qindra palestinezë morën pjesë në fushatën e mbjelljes së pemëve të realizuar me bashkëpunimin e Bashkisë së Gazës dhe Këshillit të Lartë të Rinisë dhe Sporteve, “Dolphin Club” dhe “Tariq System and Project Company”, të cilat janë organizata joqeveritare në rajon.

– Fushata synon të përhapet në të gjithë territorin palestinez

Kryetari i Bashkisë së Gazës, Yahya es-Sarraj, tha se me këtë fushatë që synon një Gazë më të gjelbër, palestinezët kanë treguar edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj tokës së tyre.

Serraj, duke deklaruar se fushata filloi në Gaza, por ata synojnë ta përhapin në të gjithë tokat palestineze, tha se, “Ne i emërtuam pemët e mbjella me emrat e fëmijëve që ranë dëshmorë në sulmin e fundit izraelit, për të forcuar durimin e popullit palestinez”.

– “Besnikëri” për fëmijët e vrarë dhe familjet e tyre

Zv/sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Rinisë dhe Sporteve, Abdusselam Heniyye, tha se fushata e mbjelljes së pemëve është një lloj besnikërie ndaj fëmijëve që humbën jetën në sulmet izraelite dhe familjeve të tyre.

Duke theksuar se fushata është një vazhdim i projektit “Mbjellja e më shumë se 30.000 pemëve në emër të dëshmorëve në të gjithë Palestinën”, i cili filloi vitin e kaluar, Heniyye tha se projekti në fjalë do të vazhdojë edhe për disa vite të tjera.

– 66 fëmijë të vrarë në sulmin izraelit në Gaza

Në sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e Gazës të bllokuar më 10 maj, humbën jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, 1.948 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u bënë të papërdorshme.

Sulmet në fjalë përfunduan më 21 maj, në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamas-in.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *