Gaza lëshon raketat, evakuohet parlamenti në Izrael

20:10 10/05/2021

Disa raketa janë lëshuar drejt Jeruzalemit nga Gaza pas tensioneve që ka pasur mes izraelitëve dhe palestinezëve. Nuk janë raportuar të lënduar, megjithatë parlamenti i Izraelit u evakuua pasi ranë sirenat. Drejtuesit e Gazës kanë kërcënuar me goditje pasi qindra palestinezë janë plagosur si pasojë e përplasjeve me policinë izraelite të hënën. Në fak ditët e fundit kanë qenë nga më të dhunshmet në këtë qytet prej disa vitesh.

Më shumë se 300 palestinezë u plagosën si pasojë e përplasjes me policinë jashtë xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalemin lindor. Më pas, u detyrua që të anulohej një marshim i nacionalistëve izraelitë për shkak se mund të shkaktonte trazira.  Dita e Jeruzalemit shënon kapjen e Jeruzalemit lindor nga Izraeli, shtëpinë e Qytetit të Vjetër dhe qendrave të shenjta, në vitin 1967.

Zakonisht në këtë ditë marshojnë të rinj nga Izraeli duke kënduar këngë patriotike. Por kjo shikohet nga pala palestineze si një provokim i pastër. Marshimi i këtij viti ndodh pranë fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *