
Organizata bamirëse e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se ishte ndërprerë për të tretën herë shërbimet e komunikimit në Gaza që prej fillimit të luftës.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se është “shumë i shqetësuar” për raportet për “një ndërprerje tjetër të lidhjes në Gaza, si dhe bombardime të rënda”.
“Pa lidhje, njerëzit që kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor nuk mund të kontaktojnë spitalet dhe ambulancat. Njerëzit që kanë nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor nuk mund të kontaktojnë spitalet dhe ambulancat. Të gjitha kanalet e komunikimit duhet të rikthehen menjëherë.”, thuhet në mesazhin e tij në X.
Grupi i monitorimit të internetit Netblocks thotë se është ndërprerja e tretë e komunikimit në muajin e kaluar.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al