Gazeta ruse: Dhjetra të vdekur nga fundosja e luftanijes Moskva, djali marinar telefonoi nënën dhe i tregoi…

23:42 17/04/2022

Rreth 40 marinarë u vranë, disa janë zhdukur dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga fundosja e luftanijes ruse Moskva, që u mbyt disa ditë më parë si pasojë e sulmeve me raketa nga Ukraina.

Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta Europe citon nënën e një marinari që besohet se ka qenë në bordin e anijes luftarake.

Ajo tregoi se djali i saj i telefonoi dhe i tregoi se luftanija Moskva ishte goditur nga 3 raketa nga territori ukrainas.

Djali i kishte thënë se kishte parë gjëra të tmerrshme, duke shtuar se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrët për shkak të shpërthimeve me raketa.

Gazeta nuk i bërë të ditur emrat e nënës dhe të djalit të saj marinar për t’i mbrojtur.

Por njofton se ka prova dhe dokumente që i japin besueshmëri këtyre deklaratave.

Ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes deri më tani nuk ka dhënë asnjë informacion për viktima nga fundosja e luftanijes.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts