Gazetarët jashtë Komisioneve Parlamenetare/ Ambasadorja e Francës pro qëndrimit të delegacionit të BE: Të mbështesim lirinë e shtypit






Elisabeth Barsacq ka mbështetur qëndrimin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me rregullat e reja të vendosura nga Kuvendi i Shqipërisë për praninë e medias.

elisabeth

Qëndrimi i Delegacionit të BE për rregullat e reja të vendosura nga Kuvendit për gazetarët është mbështetur edhe nga ambasadorja e Francës në vendin tonë Elisabeth Barsacq

Në një postim në Twitter, Barsacq bën thirrje për të mbështetur lirinë e medias. Diplomatja franceze shprehet se liria e shtypit është baza e të gjitha lirive të tjera, “me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten.”

REAGIMI I BE

“Dëgjimet publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e Parlamentit dhe komisioneve të tij janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.

Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisur në këtë kontekst në vitin 2014”, thuhet në reagim.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *