Gazetari anglez vritet në Brazil

23:39 18/06/2022

Gazetari britanik Dom Philips dhe eksperti indigjen që e shoqëronte, Bruno Pereira, mbetën të vrarë pasi u qëlluan me armë në Brazil.

Policia braziliane ka deklaruar se u qëlluan me plumba gjuetie.

Të dy rezultonin të zhdukur që prej datës 5 Qershor, ndërsa një ditë më parë policia zbuloi eshtrat e trupave të pajetë, që pas ekspertizës mjeko-ligjore u zbulua identiteti i tyre.

Një i dyshuar i arrestuar nga policia pranoi para hetuesve se kishte varrosur trupat dhe i çoi autoritetet në vendin ku i kishte groposur.

I dyshuari është një peshkatar. Bashkë me të është arrestuar edhe vëllai i tij. Policia ka arrestuar edhe një person të tretë.

Gazetari britanik Phillips kishte jetuar në Brazil për pothuajse 10 vite dhe ishte bashkëpunëtor i gazetës Guardian. Së bashku me Bruno Pereira do të bënte një udhëtim raportues në Luginën Ulvare. Grupet e të drejtave të indigjenëve thanë se Pereira kishte marrë kërcënime me vdekje përpara se të niste udhëtimin.

Zona në të cilën do të kalonin të dy, njihet për aktivitetet e paligjshme të peshkimit, prerjen e pyjeve dhe trafikun e drogës.

Kjo zonë ishte e njohur për konflikte të dhunshme midis grupeve të ndryshme kriminale, autoriteteve ligjzbatuese dhe popullsisë indigjene. Pikërisht këto konflikte do të dokumentonin gazetari britanik dhe shoqëruesi i tij, eksperti indigjen. Por fatkeqësisht mbetën të vrarë. Rrethanat e krimit janë duke u hetuar. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.