Gazetari i njohur italian lëshon deklaratën: Napoli po “qan” largimin e Hysajt, ishte një shtysë nga krahët





Gazetari dhe njëkohësisht eksperti i njohur i merkatos, Xhanluka Di Marcio ka dhënë disa deklarata për Napolin në mikrofonat e “Radio Marte” duke thënë se Napoli “qan” Elseid Hysajn duke parë se Huan Zhezus mendon vetëm që të konsumojë sa më pak ushqim për t’u dobësuar dhe për të mbajtur veten në formë, dhe se Faozi Gulam ndodhet vetëm i dëmtuar:

hysaj1

“Futbolli i Spaletit më pëlqen, por ka ende gjëra që duhen përmirësuar në mesin e fushës. Mungon një mbrojtës krahu. Gulam? Kur rikuperohet ai? Nga një pikëpamje tjetër, Napoli ’qan’ largimin e Elseid Hysajt, që mund të ishte një shtysë nga krahët. Napoli ka vetëm krahun e djathtë se i majti mungon.

Huan Zhezus? Mendon vetëm për të konsumuar më pak ushqim për tu dobësuar dhe për të ruajtur trupin në formë.”, përfundoi DI Marcio.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *