Gazetari i njohur nga Kosova: Ata që po i fryjnë Bregoviçit janë përçarës shqiptarë. Mbrapa këtij turpi kombëtar qëndrojnë…

Gazetari dhe ish-deputeti i njohur nga Kosova, Milaim Zeka i është kthyer sërish çështjes së polemikave për këngëtarin serb Bregoviç.

Zeka thotë i bindur se ata që kanë ndezur debatin për Bregoviç janë përçarës shqiptarë dhe saktësisht biznese e media që financohen nga Beogradi.

Ai thotë se vetë ka qenë i burgosur politik, gazetar lufte dhe që Serbia i ka masakruar dhe familjarë.

Sa i përket Bregoviç, Zeka thotë se nuk ka për t’i përçarë shqiptarët në emër të shqiptarizmit pse një këngëtar shkon të këndojë në Korçë.

STATUSI NGA MILAIM ZEKA

Ata qe po i fryjne Bregoviçit, jane perçares shqiptar.

Serbia, qe 120 vite, permes sherbimeve te veta, por sidomos injoranteve shqiptar, qe sapunin e kane ngrene per samun, i ka perçare shqiptaret ne te kater anet e globit.

Perçarja gjithmone ka ardhur o permes politikes, o permes fese. Diku para 100 vitesh, naten e festes te Bajraamit, sherbimi sekret serb, kishte therrur disa derra me nje xhami ne nje fshat te Gjakoves. Pas ketij akti barbar, ata kishin perhapur lajmin se ishin ”shqiptaret katolike qe kishin bere kete shemti”.

Naten kishte plasur lufta mes shqiptareve.

Sot, ne shekullin e internetit, po perdoret Bregoviçi per te na perçare si eshte mas keqi. Mbrapa ketij turpi kombetar qendrojne biznese dhe media, qe grazhdin e parave e kane ne Beograd.

Une qe po shkruaj keta rreshta, perpos i burgosur politik i protestave te studenteve, jam edhe gazetar lufte. Familjart e mi i ka pre Serbia me kose ne fyt. Nenen ma kane pjekur te gjalle. Po une nuk jam ai brumi serb, qe ne emrin e shqiptarizmit, t’i perçaje shqiptaret, pse nje Bregoviç leshi po kendojka ne Korçe…!!!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *