Gazetari i “Wall Street Journal” ende në paraburgim

16:33 24/05/2023

Hetuesit rusë i zgjatën atij edhe me tre muaj të tjerë qëndrimin në qeli, SHBA kërkon sërish lirimin

Në një seancë të mbajtur me dyer të mbyllura, një gjykatë në Rusi ka vendosur të zgjasë me tre muaj paraburgimin e gazetarit të “Ëall Street Journal”, Evan Gershkovich.

Gazetari po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës i akuzuar për spiunazh. Hetuesit kërkuan që ai të qëndronte në burg deri më 30 Gusht pasi paraburgimi fillimisht ishte caktuar të zgjaste deri më 29 Maj. Seanca dëgjimore u mbajt e fshehtë dhe nuk ishte njoftuar paraprakisht.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë detaje se çfarë provash kanë mbledhur për të mbështetur akuzat për spiunazh. Në përfundim të seancës hetuesit rusë arritën në përfundimin se 32-vjeçari akuzohet për posedim të materialeve sekrete për agjencitë amerikane.

[embedded content][embedded content]

Mediat shkruajnë se zgjatja e paraburgimit nxjerr në pah natyrën e fshehtë që rrethon çështjen kundër Gershkovich, i cili është korrespondenti i parë amerikan që mbahet në Rusi për akuza për spiunazh që nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Gershkovich, një shtetas amerikan u ndalua në muajin Mars teksa ishte duke raportuar nga Rusia. Pavarësisht akuzave për spiunazh Gershkovich ashtu edhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë akuzat. Qeveria amerikane ka deklaruar se Gershkovich është arrestuar gabimisht dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Nëse Gershkovich dënohet mund të përballet me 20 vjet burg. Çështja e tij vazhdon të tensionojë marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa Moska këmbëngul se gazetari amerikan është fajtor.

Klan News







Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts