Gazetari i Wall Street Journal mbetet në qeli, Rusia zgjat deri në janar paraburgimin e Evan Gershkovich

Gazetari i Wall Street Journal mbetet në qeli, Rusia zgjat deri në janar paraburgimin e Evan Gershkovich
gazetari i wall street journal mbetet ne qeli rusia zgjat deri ne janar paraburgimin e evan gershkovich

Një gjykatë ruse vendosi të zgjasë paraburgimin e gazetarit amerikan Evan Gershkovich deri më 30 janar të vitit 2024.

Zgjatja me dy muaj u njoftua pas një seance dëgjimore me dyer të mbyllura që u mbajt të martën.

Gazetari i ‘Wall Street Journal’, u arrestua në muajin mars nën akuzat për spiunazh, ndërsa ishte dërguar nga redaksia e tij me punë në qytetin Yekaterinburg në Rusi.

Zoti Gershkovich si dhe gazeta i kanë hedhur poshtë akuzat dhe qeveria amerikane ka thënë se ai është arrestuar në mënyrë të paligjshme.

Në seancën dëgjimore të së martës morën pjesë zyrtarë të ambasadës amerikane në Moskë.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga vendimi i gjykatës për të zgjatur edhe 2 muaj paraburgimin e tij (Evan Gershkovich-it). Përsërisim thirrjen për lirimin e tij të menjëhershëm”, shkruante ambasada në një postim në rrjetin social X.

Përfaqësues të gazetës ‘Wall Street Journal’ thanë se zoti Gershkovich po mbahet “i burgosur padrejtësisht prej gati 250 ditësh” si dhe bënë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

“Akuzat kundër tij janë kategorikisht të rreme dhe vazhdimi i burgimit të tij është një sulm i pacipë e skandaloz ndaj shtypit të lirë, i cili është jetik për një shoqëri të lirë”, thanë përfaqësuesit e gazetës.

Rusia nuk ka bërë publike asnjë provë për të mbështetur akuzat për spiunazh.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të shqyrtojë mundësinë për shkëmbimin e gazetarit vetëm pas një vendimi gjyqësor ndaj tij. Në Rusi, gjyqet për spiunazh mund të zgjasin më shumë se një vit./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts