Gazetari jep detajet rënqethëse nga Kabuli: Njerëzit janë të frikësuar, të gjithë po luftojnë për të ikur nga ky vend!

Situata në Kabul vijon të jetë kaotike, ndërsa vendasit po përpiqen me çdo mënyrë për t’u larguar nga vendi pas marrjes nën kontroll të qytetit nga talibanët.

Gazetari i BBC –së, Malik Mudassir, i cili ndodhet në Kabul ka dhënë detaje se çfarë po ndodh realisht në qytet pasi talibanët mbërritën.

“Talibanët janë kudo, në pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë. Sot nuk ka panik në qytet. Talibanët po kontrollonin trafikun, ata po kërkonin makina dhe po kontrollonin ato makina që dikur i përkisnin policisë dhe ushtrisë. Ata i kanë marrë të gjitha dhe po i përdorin.

Në qendër të qytetit, jeta është normale. Trafiku është shumë më pak. Shumica e dyqaneve janë të mbyllura. Por njerëzit duken shumë më të qetë se dje, kur të gjithë ishin të zemëruar.

Pashë nja dy gra në rrugë. Ato kishin veshur maska ​​Covid dhe një shall në kokë, po ecnin në rrugë, dhe talibanët u sollën mirë me to.

Nuk ka muzikë fare në rrugë. Unë jam duke qëndruar në një hotel ku ata dikur luanin muzikë në sfond. Ata e kanë ndaluar atë gjithashtu. Njerëzit janë të frikësuar. Por qyteti është ende duke vazhduar.

Por … skena në aeroport ishte katastrofike. Familje, fëmijë, të rinj, të moshuar, të gjithë po ecnin drejt aeroportit, duke luftuar për të ikur nga ky vend.

Sapo i afroheni portave kryesore të hyrjes të aeroportit, aty ishin talebanët me municion të rëndë, që përpiqeshin të shpërndanin njerëzit duke qëlluar në ajër.

Njerëzit që donin të hynin në aeroport, ata po ngjiteshin në mure, madje edhe mbi telat me gjemba, madje edhe në porta”, shpjegoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *