Gazetari serb mohon gjenocidin në Srebrenicë, Kryetari i Presidencës boshnjake braktis intervistën

Kryetari i Presidencës boshnjake, Zeljko Komshic ka braktisur intervistën me agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari që po e intervistonte e mohoi se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Gjatë intervistës, gazetari tha se ai nuk pajtohet se në Srebrenicë ka pasur gjenocid dhe se pozicioni i tij nuk ishte i rëndësishëm, shkruan N1. Komshic tha se pozicioni është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin se pse nuk pajtohet.

“Që një krim i tmerrshëm ka ndodhur?”, tha gazetari i Tanjugut.

“Është gjenocid. Ky është gjykimi i Tribunalit ndërkombëtar. Gjenocidi nuk është një krim i tmerrshëm. Krimet e tmerrshme janë tjera”, tha Komshic.
“Ky është pozicioni yt”, shtoi gazetari.

“Nuk është pozicion i imi. Është çfarë verdikti i gjykatës ka thënë”, tha Komshic. “Me çfarë pajtoheni ju?”, pyeti gazetari, Komshic iu përgjigj “Dhe ju nuk pajtoheni?”
“Nuk pajtohem me këtë”, tha gazetari.

Pas kësaj deklarate, Komshic u ngrit nga intervista, i tha atij se intervistën do ta realizoj me dikë tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *