Gazetarja përballë talebanëve, ngritën armët për t’i gjuajtur por…

10:52 20/08/2021

Një gazetare që ka raportuar në vijën e parë të frontit në Kabul ndërsa talebanët morën Afganistanin, është shprehur se anëtarët e grupit terrorist e kërcënuan se do të vrisnin stafin e saj.

Clarissa Ward, korrespondentja kryesore ndërkombëtare për CNN, foli për incidentin e tmerrshëm kur ekipi i saj filloi të “bërtiste”.

Gazetarja ishte e veshur me hixhab ndërsa raportonte skena kaotike nga brenda kryeqytetit Afgan.

Ajo tha: “Momenti më i frikshëm për ekipin tonë erdhi kur producenti ynë po merrte disa video në iPhone -in e tij. Dy luftëtarë talebanë sapo dolën me pistoletat e tyre dhe ata ishin gati ta gjuanin. Dhe ne duhej të ndërhynim dhe të bërtisnim. Ishte një luftëtar tjetër taleban që hyri dhe tha: “Jo, mos e bëni këtë, ata janë gazetarë”.

Gazetarja, e cila më parë ka qenë e vendosur në Bejrut dhe Moskë, tha se ajo ka mbuluar situata nga më të çuditshmet, por situata në Kabul ishte më e çmendura.

Tragjikisht, më vonë u raportua se një nxënëse 14-vjeçare u vra në një rrëmujë njerëzish në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul, ndërsa afganët po përpiqeshin dëshpërimisht të largoheshin nga vendi.

Nxënësja e shkollës së mesme Marzia Rahmati ishte me familjen e saj e cila kishte viza për të udhëtuar në Taxhikistan ku kishin të afërm.

Por kur u qëlluan me armë, shumë njerëz i kapi paniku dhe Marzia u nda nga prindërit e saj dhe u shtyp me këmbë nga rrëmuja dhe nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *