Gazment Bardhi pasardhës i Berishës në krye të PD? Flet Jorida Tabaku: Jam në konflikt interesi pasi…

gazment bardhi pasardhes i berishes ne krye te pd flet jorida tabaku jam ne konflikt interesi pasi
gazment bardhi pasardhes i berishes ne krye te pd flet jorida tabaku jam ne konflikt interesi pasi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet nëse Gazment Bardhi mund të jetë pasardhës i Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.

“Ne jemi në kohën që nuk mund të vazhdojmë me përjashtime, me anulime, me largime. Nuk e kemi luksin të përsërisim të njëjtën retorikë. Unë kam një konflikt interesi se Bardhin e kam edhe mik. Është një politikan me integritet. Ka dhënë shumë kontribute në Partinë Demokratike.

Jemi miq! Kemi luksin që me njëri-tjetrin të biem dakord edhe të mos biem dakord. Shumëkush nuk e di që shumë gjëra që janë prodhuar në PD, i ka prodhuar Bardhi. Ka qenë në prapaskenë, ka qenë modest, tani është në krye. Kam edhe luksin t’i them nëse diçka nuk shkon.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts