Gazprom përgjysmon rrjedhën e gazit në Evropë, reagon Berlini: Vendim politik dhe pretekst për të ndikuar Perëndimin

Gazprom ka njoftuar reduktim të mëtejshëm të rrjedhës së gazit natyror përmes gazsjellësit Nord Stream 1, i cili furnizon Gjermaninë. Që prej ditës së martë, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung, prurja është e kufizuar në 33 milionë metra kub në ditë, ose 20% e potencialit, për shkak të riparimeve të nevojshme në një nga turbinat e tubacionit.

Për shkak të mirëmbajtjes së tubacionit dhe punës për riparimin e një turbine, që u zhvillua në Kanada, tubacioni u mbyll për disa ditë në korrik, duke shkaktuar shqetësim të madh në të gjithë Evropën nëse do të rihapte në datën e planifikuar. Më 21 korrik fluksi u rivendos, por vetëm në 40% të kapacitetit të tij. Vendimi i ri i Gazprom e përgjysmon këtë fluks tashmë të reduktuar.

Për Berlinin, ky është një vendim “politik” dhe një “pretekst” për të ndikuar Perëndimin në kontekstin e konfliktit me Ukrainën. Pas përpjekjeve intensive diplomatike, qeveria gjermane arriti të siguronte edhe nga Otava se do të lejonte eksportin e turbinës në fjalë drejt Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com