Gega pret fitoren, Skënderbeu sfidon Tiranën me gjashtë mungesa

Edhe pse luajnë ndaj Tiranës, porositë e trajnerit Skënder Gega për ekipin e tij kanë qenë befasuese. Numri një i pankinës së Skënderbeut në seancën e një dite më parë, ka kërkuar nga të tijtë një lojë diktuese ndaj kundërshtarit.

Çelësi i Gegës ka qenë mesfusha, ku si nga Zhan Viktor edhe nga Randi kanë kërkuar përplasje për topin e dytë dhe mbi të gjitha shkelje të gjithë territorit të fushës.

Një ide e tillë e Gegës do t’i lejojë si Marës ashtu edhe Moraeshit të përpunojnë më shumë topin dhe të jenë më të qetë në shërbim të sulmuesve.

Por nga ana tjetër tejet kërkues trajneri ka qenë edhe me prapavijën. Për të, balanca në të dyja fazat e lojës është mjaft e rëndësishme, aq sa ka bërë të qartë se në këtë ndeshje mbyllja e zonave në kohë dhe mbajtja sa më larg portës të kundërshtarit është tejet thelbësore.

MUNGESAT – Gjashtë mungesa të sigurta pritet të ketë Skënderbeu në ndeshjen e së dielës. Për momentin i pari që duket se e humbet këtë ndeshje është gardiani bardhekuq BekimRexhepi.

Portieri shqiptar i Maqedonisë është duke kryer fazën riaftësuese dhe vetëm një mrekulli mund ta çojë mes shtyllave në këtë takim ndaj Tiranës.

Për të kaluar më pas në mbrojtje ku të dy krahët do të jenë “asentë” në thirrjen e trajnerit Gega.

Meksi prej javësh është jashtë dhe sezoni i tij mund të quhet i mbyllur, ndërkaq nga ana tjetër edhe kapiteni Vangjel Zguro duhet të shlyejë pezullimin për shkak të plotësimit të numrit të lejuar të kartonëve. Në mesin e fushës vjen dilema tjetër për Gegën.

Bëhet fjalë për Kosta Vangjelin i cili e la i dëmtuar ndeshjen me Teutën dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm apo jo për këtë takim.

E më pas, për të kaluar te sulmi, atje ku Berisha është i pezulluar njësoj si Zguro për shkak të kartonëve të verdhë, ndërsa Mensah ka dëmtimin e kaviljes së shkaktuar nga ajo përplasje në ndeshjen ndaj Laçit.

ske

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.