Gentian Selmani mahnit Turqinë, 3 lojtarë vijnë në Kombëtare në formë të shkëlqyer. Ja notat e legjionarëve

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtare, për 3 ndeshjet e muajit mars, ku Shqipëria do të luajë me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon.

Selmani2

Në prag të këtyre ndeshjeve, në Kombëtare, disa lojtarë vijnë në formë të shkëlqyer. Një ndër ta është portieri Gentian Selmani. Ky i fundit është zgjedhur lojtari i ndeshjes, ku Boluspor mposhti 1-2 Ankaraspor, në Ligën e  Parë turke, ku me pritjet e tij spektakolare, i dha një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij.

Edhe portieri tjetër i Kombëtares, Etrit Berisha zhvilloi një ndeshje shumë të mirë me SPAL-in këtë fundjavë, teksa ishte protagonist në fitoren 1-0 ndaj Çitadelës, ku mbajti portën e paprekur. Hysaj dhe Gjimshiti gjithashtu zhvilluan ndeshje shumë të mira me Napolin dhe Atalantën ditën e djeshme, ndërkohë që në vendin e pestë, pas vlerësimit të bërë nga “SofaScore”, ndodhet edhe Eduart Rroca, i cili shënoi përsëri me Instanbulsporin. Kujtojmë se Rroca nuk është në listën e Kombëtares për 3 ndeshjet e këtij muaji.

VLERËSIMET E “SOFASCORE” PËR LEGJIONARËT PËRGATITUR PËR “PANORAMA SPORT”:

legjionaret

PANORAMASPORT.AL

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *