Georgia Meloni betohet në Presidencë, qeveria e parë italiane e udhëhequr nga një grua

georgia meloni betohet ne presidence qeveria e pare italiane e udhehequr nga nje grua
georgia meloni betohet ne presidence qeveria e pare italiane e udhehequr nga nje grua

Qeveria Italiane është betuar sot. Giorgia Meloni dhe ministrat e saj janë betuar se do të mbrojnë Kushtetutën përpara presidentit Mattarella. Ky është ekzekutivi i parë italian i kryesuar nga një grua. Një qeveri e nisur në kohë rekord që do të funksionojë menjëherë.

Kryeministrja e re dhe 24 ministrat e kabinetit të saj janë betuar përpara presidentit Sergio Matarella.

Dje, më 21 tetor, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin italian Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ardhshëm qeveritar.

Pas takimit Meloni u tha gazetarëve se koalicioni i tregoi presidentit se ajo ishte gati të merrte mandatin për të qeverisur.

Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik.

Meloni është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts