Gerhard Schroder jep dorëheqjen nga “Rosneft”

22:40 20/05/2022

Ish-Kancelari u kërcënua me sanksione nga PE, Gjermania marrëveshje me Katarin për gazin

Pas presionit brenda dhe jashtë Gjermanisë, ish-Kancelari Gerhard Schroeder dhe biznesmeni gjerman Matthias Warnig dhanë dorëheqjen nga bordi i kompanisë shtetërore ruse e naftës Rosneft.

Ne e mirëkuptojmë vendimin e tyre dhe i falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme,” tha Rosneft në një deklaratë.

Parlamenti Europian kërkoi të enjten që Schroeder të futet në listën e zezë nëse ai nuk largohet nga bordi i Rosneftit, në një lëvizje që synon gjithashtu ta largojë atë nga marrja e një posti të lartë në kompaninë Gazprom.

Schroeder, i cili ishte Kancelar nga viti 1998 deri në vitin 2005, ka qenë nën kritika të ashpra publike për ruajtjen e pozicionit të tij fitimprurës në bordin e Rosneft, të cilin ka që nga viti 2017.

Këtë javë Gjermania mbylli zyrën e tij të financuar nga taksapaguesit mes zemërimit për përfshirjen e vazhdueshme në industrinë ruse të energjisë dhe refuzimit për të dënuar Presidentin Vladimir Putin, të cilin Schroeder e konsideron si mik personal.

Gjermania është vendi europian me varësinë më të lartë nga gazi rus dhe tani Berlini po kërkon zëvendësues.

Katari do të luajë një rol qendror në strategjinë e Gjermanisë për hequr varësinë nga gazi rus. Të premten Kancelari gjerman Olaf Scholz, priti në Berlin, Emirin e Katarit Sheikun Tamim bin Hamad al-Thani.

“Çështja e sigurisë energjetike luan një rol të rëndësishëm dhe Gjermania do të zhvillojë infrastrukturën e saj për të qenë në gjendje të importojë gaz të lëngshëm me anije”, u tha Scholz gazetarëve.

Emiri foli për zgjerimin e prodhimit të gazit që do të mundësojë eksportin e sasive më të mëdha.

“Ne jemi shumë të lumtur, e dini, shumë krenarë që mund të kontribuojmë gjithashtu në stabilitetin e tregut të energjisë”, tha ai.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.