Gërryenin shtratin e lumit Mat, dy të arrestuar. Në kërkim administratori dhe punonjësi i subjektit

gerryenin shtratin e lumit mat dy te arrestuar ne kerkim administratori dhe punonjesi i subjektit
gerryenin shtratin e lumit mat dy te arrestuar ne kerkim administratori dhe punonjesi i subjektit

Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pasi akuzohen për gërryerje të jashtëligjshme të shtratit të lumit Mat. Operacioni i koduar “Riverside” çoi në pranga shtetasit, Rexhep Shabani dhe

Albert Dodaj, ndërsa është shpallur në kërkim administratori dhe një punonjës i subjektit.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në terren, për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, zbulohet një subjekt në Milot, ku kryhej në kundërshtim me ligjin, veprimtaria e përpunimit të inerteve që merreshin pas gërryerjes së shtratit të lumit Mat. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Riverside”.

Sekuestrohen 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas të punësuar në këtë subjekt. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë (administratori i subjektit dhe një punonjës).

Si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve 27/7, të mbështetura te puna e inteligjencës policore dhe që kryhet në të gjithë territorin e rrethit, me fokus prandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Riverside”.

Gjatë operacionit, në Milot, është ushtruar kontroll në një subjekt për përpunimin e inerteve, në pronësi të shtetasit B. A. Nga verifikimet e kryera rezultoi se veprimtaria në këtë subjekt kryhej në kundërshtim me ligjin, sepse përveç se dëmtonte mjedisin, kryhej pa dokumentacionin përkatës, punonjësit ishin të paregjistruar dhe fshiheshin të ardhurat e përfituara.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 mjete të rënda (5 kamionë, 3 ekskavatorë, 2 fadroma dhe 2 impiante përpunimi inertesh) që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast janë arrestuar në flagrancë 2 punonjës të subjektit, shtetasit: R. Sh., 57 vjeç dhe A. D., 59 vjeç, të dy banues në Milot.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim  administratori i subjektit për llogari të të cilit punonin mjetet e rënda, shtetasi B. A., 58 vjeç banues në Milot, si dhe një punonjës i subjektit, shtetasi P. T., 60 vjeç, banues në Krujë. Vijon puna për kapjen e tyre.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet, që veprimtarinë e marrjes së inerteve, në shtretërit e lumenjve, ta kryejnë sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në dispozitat ligjore dhe në lejet përkatëse. Në çdo rast të konstatimit të shkeljes së këtyre akteve, do t’iu sekuestrohen mjetet dhe do t’iu ndalohet vijimi i kësaj veprimtarie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts