Gjasula: Koronavirusi na bashkoi, jam i bindur se ia dalim për në Botëror





Vendimi i Darmshtad për të investuar për blerjen e kartonit të Klaus Gjasulës duket se ka qenë zgjedhja e duhur. Skuadra bëri një kthesë të fortë që nga ai moment dhe tani e sheh veten vetëm 3 pikë pas ekipit të vendit të tretë në Bundesligën 2, që siguron të paktën play-off. Përfshirja e shqiptarit në rreshtimin e ekipit duke luajtur para mbrojtjes, ka normalizuar mesfushën e Darmshtad.

gjasula

Por vetë Gjasula, në një intervistë për “Bild:”, është shprehur se ai ka dhënë kontributin në një ekip që kishte cilësi dhe ishte bashkuar më shumë pas shpërthimit të infektimit masiv në skuadër nga COVID-19. “Koronavirusi e ka bashkuar skuadrën. Të gjithë e dinin që kishte më shumë potencial në këtë grup futbollistësh. Ishim në një spiral negativ. Çdo lloj shqetësimi doli jashtë në ndeshjen ndaj Ingolshtad dhe sezoni ynë realisht filloi atëherë.

Të gjithë dëshirojnë, të gjithë janë të uritur dhe mund ta shohësh këtë në fushë e lojës. Pastaj kur flet me njëri-tjetrin, zgjidh situata ku kishte keqkuptime, të cilat pastaj çojnë te gabimet”, shpjegoi ai formulën e suksesit të formës sktuale për skuadrën e tij.

Por përtej kthimit në Bundesligë, Gjasula ka një ëndërr edhe më të madhe, atë për të luajtur në Botëror me Shqipërinë. “Me Poloninë dhe Hungarinë, ne kemi dy kundërshtarë të vështirë. Jam i bindur që mund t’ia dalim”, tha Gjasula për të përditshmen gjermane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *