“Gjatë festave rriten vjedhjet”, ministri Balla flet për tentativën për grabitje me armë në fshatin Prush: Policia po punon për të zbardhur ngjarjen

gjate festave rriten vjedhjet ministri balla flet per tentativen per grabitje me arme ne fshatin prush policia po punon per te zbardhur ngjarjen
gjate festave rriten vjedhjet ministri balla flet per tentativen per grabitje me arme ne fshatin prush policia po punon per te zbardhur ngjarjen

Pak ditë pas tentativës për një grabitje me armë zjarri në fshatin Prush të Tiranës, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Sipas tij, ka një rritje të krimeve të tilla gjatë festave.

“Në rastin e Prushit policia ka mbërritur në kohë rekord, duke parandaluar. E dyta lidhet me kohën e festave. Në përgjithësi gjatë kohës së festave ka një rritje të veprimtarisë kriminale që lidhet me grabitjet apo me vjedhjet. Policia e Shtetit ka një rekord historik gjatë vitit 2023 sa i përket goditjes së personave me veprimtari kriminale në vjedhje. Në një rast tjetër para pak ditësh, autori u kap në një kohë rekord. I kam kërkuar policisë së Shtetit që të rrisë shkallën e vigjilencës në këtë lloj qasje dhe po ashtu shpresoj shumë që personat e përfshirë në tentativën e grabitjes në Prush apo në Kamzë të vihen para drejtësisë. Besoj se jemi në rrugën e duhur”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts