Gjatë vitit 2020, Covid-19 uli numrin e dasmave në SHBA

Pandemia e Covid-19  shkatërroi dasmat në Shtetet e Bashkuara, me vetëm rreth 1.6 milionë martesa të ndodhura në vitin 2020, numri më i ulët që nga viti 1963, tregojnë shifrat.

Me shumë çifte u detyruaran të shtyjnë dasmën e tyre. Numri i bashkimeve në vitin 2020 ra gati 17 për qind nga viti i kaluar, kur u zhvilluan rreth dy milionë, tha Qendra Kombëtare për Statistikat e Shëndetit (NCHS).

Frika e transmetimit të Covid-19 dhe kufizimet në tubime frenuan dasmat në vitin 2020. Si rezultat, shkalla e martesës ra në 5.1 për 1000 njerëz — nga 6.1 një vit më parë, tha NCHS.

Në përgjithësi, 46 shtete dhe kryeqyteti i vendit panë një rënie të martesave në vitin 2020, me rëniet më të mëdha në Hawaii, Kaliforni, Nju Meksiko, Nju Jork dhe Luiziana.

Nevada – shtëpia e Las Vegasit, ku shumë çifte shkojnë për t’u martuar  gjithashtu pa një rënie nga viti 2019, por mbeti shteti me më shumë martesa në 2020, si në vitet e mëparshme.

Sipas The Wedding Report, numri i dasmave në vitin 2021 pritej të qëndronte nën dy milionë, përpara se të shpërthente në 2022 dhe më pas të normalizohej pas 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.