Gjë e rrallë për “Special One”, Zhoze Murinjo i kërkoi falje gjyqtarit








Zhoze Murinjo njihet nga të gjithë për një karakter polemizues, aq më tepër kur bëhet fjalë për gjyqtarët. Trajneri shpesh i kundërvihet gjyqtarëve me deklarata e tij thumbuese, teksa nuk kursen kritikat ndaj tyre. Por sot, ai ka bërë një gjë të rrallë, pasi i kë kërkuar falje gjyqtarit.

murinjo

Pas pushimit të ndeshjes mes Romës dhe Empolit, gjyqtari Fabri sinjalizoi skuadrat të ktheheshin në fushën e lojës për rifillimin e takimit. Por për çudi, Roma nuk po dukej. Lojtarët e Empolit po pritnin në fushë ndërsa verdhekuqtë nuk ishin askund. U desh që Fabri t’i binte katër herë bilbilit derisa skuadra të shfaqej.

Me sa duket dikush në klub kishte llogaritur gabim kohën e pushimit dhe ekipi doli me vonesë në fushë. Ai që kërkoi falje në emër të të gjithëve, për çudi ishte Murinjo. “Ndjesë, ndjesë”, ishin fjalët e trajnerit drejtuar gjyqtarit. Një gjë shumë e rrallë për portugezin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.