“Gjëja më e rrezikshme është…”! Presidenti Biden, qëndrim të ashpër ndaj Iranit në fillim të vizitës në Lindjen e Mesme

gjeja me e rrezikshme eshte presidenti biden qendrim te ashper ndaj iranit ne fillim te vizites ne lindjen e mesme
gjeja me e rrezikshme eshte presidenti biden qendrim te ashper ndaj iranit ne fillim te vizites ne lindjen e mesme

Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të parë në Lindjen e Mesme që kur mori detyrën, duke u dhënë udhëheqësve izraelitë garanci të forta për vendosmërinë e tij për të ndaluar programin bërthamor në rritje të Iranit, duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të përdorte forcën si “mjetin e fundit”.

Presidenti i bëri komentet në një intervistë me televizionin Channel 12 të Izraelit që e kishte dhënë para se të largohej nga Uashingtoni dhe që u transmetua të mërkurën, disa orë pasi udhëheqësit politikë të vendit e mirëpritën atë në aeroportin e Tel Avivit.

“E vetmja gjë më e rrezikshme se Irani është një Iran me armë bërthamore,” tha zoti Biden. I pyetur për mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit, Biden tha: “Nëse kjo do të ishte zgjidhja e fundit, po.”

Izraeli, aleat i Shteteve të Bashkuara, e konsideron Iranin si armikun e tij më të madh, duke përmendur si argumenta programin e tij bërthamor, thirrjet për shkatërrimin e Izraelit dhe mbështetjen për grupet militante armiqësore në të gjithë rajonin.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pritet të enjten të dalin me një deklaratë të përbashkët për forcimin e lidhjeve të tyre të ngushta ushtarake dhe rikonfirmimin e thirrjeve të kaluara për të ndërmarrë veprime ushtarake për të ndalur programin bërthamor të Iranit.

Një zyrtar i lartë izraelit tha përpara mbërritjes së zotit Biden se dy vendet do të angazhoheshin të “përdorin të gjithë elementët e fuqisë së tyre kombëtare kundër kërcënimit bërthamor iranian”. Zyrtari foli në kushte anonimiteti në pritje të publikimit zyrtar të deklaratës.

Udhëheqësit izraelitë e bënë të qartë se programi bërthamor i Iranit ishte pika kryesore në axhendën e tyre.

“Ne do të diskutojmë nevojën për të ripërtërirë përpjekjet e një koalicioni të fortë global që do të ndalojë programin bërthamor iranian,” tha kryeministri izraelit Yair Lapid, teksa përshëndeti presidentin demokrat amerikan në aeroportin e Tel Avivit.

Zoti Biden tha se nuk do ta hiqte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit nga lista e e organizatave terroriste të SHBA-së, edhe nëse kjo do të sillte si rezultat refuzimin e Iranit për t’u ribashkuar me marrëveshjen bërthamore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, megjithëse ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë perëndimore të zbulimit thonë se Irani kishte një program të organizuar bërthamor ushtarak deri në vitin 2003.

Zoti Biden e bëri rigjallërimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të ndërmjetësuar nga Barack Obama në vitin 2015 dhe të braktisur nga Donald Trump në 2018, një përparësi kyçe kur mori detyrën.

Por bisedimet indirekte për rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje kanë ngecur pasi Irani e ka përshpejtuar zhvillimin e programit të tij bërthamor./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts