Gjekmarkaj flet për garën për kreun e PD dhe kandidatin favorit: Partia nuk është “call-center”, s’mund të ketë si kandidatë figura të vogla me ambicie komike






Duke analizuar zgjedhjet per kreun e Artise Demokratike, deputeti i zgjedhur, Agron Gjekmarkaj thotë se Lulzim Basha momentalisht është dukshëm më fitues dhe protagonist, dhe detyra e tij tashmë është të marrë mandatin e mbrojë partinë.

gjekmarkaj-1-770x445

Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit ishin masakra elektorale më e madhe e 30 viteve demokraci dhe për këtë s’ka pse të fajësohet apo akuzohet Basha.

Për kandidatët që pranojnë masakrën elektorale dhe i kërkojnë dorëheqjen Bashës, Gjekmarkaj thotë se janë në garë vetëm për ambicie personale për t’u bërë kryetar.

Ndërsa për shpalljen ‘non grata’ të Berishës, Gjekmarkaj ripërsërit se ishte një aksident dhe nuk do dëshironte kurrë që Rama apo ndonjë përfaqësues i PS t’i ndodhte e njëjta gjë.

Pjese nga intervista ne ‘’Frontline’’  në News24:

PYETJA: A nuk është fundi i PD dorëheqja e Bashës?

GJEKMARKAJ: Nuk varet fati i PD nga një individ. Basha ka detyrën të mbrojë PD dhe ekzistencën e saj nga agresoni ku ndodhet. Nën agresion shtetëor,mediatik, dhe e ka detyrë për ti qëndruar në ballë dhe për të marrë mandatin tjetër për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e qytetarëve.

E vërteta është një, s’ka dy. Ne në PD besojmë që kemi pasur një masakër elektorale, inxhinieri, vjedhje masive. Inxhinieria ka filluar më 5 qershor, ndryshimi i Kodit, Kushtetutës, rindërtimit, të gjitha format që i përdori kryeministri.

Ka pasur probleme teknike, por nuk ishin këto relevante, stema e manipulimit. Ka ndodhur më parë. Ne në PD besojmë që kemi pasur masakër, kur besojmë këtë, s’kemi pse fajësojmë BAshën dhe as dorëheqjen tjetër. Ata që pranojnë masakrën dhe kërkojnë dorëheqjen e Bashës atëhere ushqehen nga ambiciet personale.

Pse nuk i përgatiti 700 mijë votuesit në mënyrë ushtarake, nuk mund ti bëhej kjo akuzë Bashës. Po e them me ironi. Për çfarë duhet të akuzojmë Bashën, që shteti u bë me partinë. Pse nuk u përlesh trup më trup me ramën, parti me parti.

Berisha e pranoi humbjen në 2013, ishte në pushtet kur i humbi, nuk ia vodhën. Në 2013 Edi Rama bashkë me koalicionin Ilir Metën fituan zgjedhjet, dhe Berisha mbajti fjalën.

Në Shqipëri ka ndodhur masakra më e madhe elektorale në 30 vite, atëhere akuza që mund ti bëhet Bashës është pse nuk rezistoi ushtarakisht. Por PD nuk është parti militare.

PYETJA: Cilin do të veçonit si kandidatin që po qaset më afër anëtarësisë së PD, kush po bën fushatën më të mirë të PD?

GJEKMARKAJ: Besoj që është garë e pabarabartë, e nxjerr dukshëm Bashën që në nisje protagonist e fitues. Kështu që në këtë Basha është më afër anëtarësisë, realitetit e sigurisë që i jep votuesve.

Tre javë janë më se të mjaftueshme për fushatë elektorale. 12 qarqe ka, takime të grupuara, mëse kohë e mjaftueshme, PD ka vendosur gjithë infrastrukturën në dispozicion. Kadilli u tregua etik, nuk doli nga hoteli por nga selia për konferencë. Rregullat janë të gjitha të shkruara për gjithë kandidatët.

PYETJA: A duhet të pranohej kandidatura e Ibsen Elezit?

GJEKMARKAJ: Nuk jam pjesë e strukturave të PD apo aty ku janë marrë vendimet. Elezi edhe mund të ishte, edhe s’mund të ishte, nuk e njoh si person. Ai ka qenë kohët e fundit e në përgjithësi grupi për PD, që përveç Nishanit që ka bërë opozitë të fortë, të tjerët ka bërë opozitë ballore ndaj Bashës, opozitën e opozitës. Nuk e di sa etike është tia paraqesësh këto kandidatura anëtarësisë.

Nëqoftë se një kandidat x në vazhdimësi nuk bashkohet me kauzat e kësaj partie, nuk e di nëse meriton më të jetë anëtar i kësaj partie. Unë po të isha do i pranoja të gjithë, edhe Elezin. Por ky është një vendim nga Kryesia e PD. Unë s’jam fort në dijeni si funksionojnë.

PYETJA: Kandidimi i Agron Shehajt?

GJEKMARKAJ: Është e drejta e tij për kandidaturë. Duhet të bëjë një fushatë etike, të pranueshme me mjete demokratike. S’ka arsye që Shehaj të përjashtohet, se ka kandiduar ndaj Bashës? E pakuptimtë dhe se ka kërkuar njeri këtë. Do ishte pa logjikë.

PYETJA: Shpallja non grata e Berishës nga SHBA, kanë pasur zero komente prej kandidatëve, pse po ndiqet kjo strategji?

GJEKMARKAJ: Unë kam folur, jam deputet i zgjedhur i PD. Qasje personale, nuk ka vendim poltiik në PD për të mos folur për Berishën. Po të kishte nuk do flisja. Por unë do flas se jam person i lirë. Mendimin tim do e them për një ngjarje. E kam dhënë mendimin për vendimin për Berishën, e kam quajtur aksident. Të tjerët është çështje etike. E quaj një aksident në tërësi sepse kam respekt për Sali Berishën si qytetar, pedagog, njeri i angazhuar, për kontributin e tij 30 vite.

Është politikani më properëndimor që e ka afruar Shqipërinë nga Lindja në Perëndim. Jam në pritje të transparencës ng DASH. Do uroja të ishte një aksident dhe Berisha të çlirohej nga çdo akuzë.

PYETJA: A do ketë të tjerë personazhe të rëndësishëm politikë në listën e zezë të SHBA?

GJEKMARKAJ: Shiko, së pari nuk do doja asnjë shqiptar të shpallur non grata nga SHBA, as nga kundërshtarët politikë. S’është gjë e mirë për vendin. Berisha ka qenë Presdient, kryetar i PD. 8 vite pa pushtet dhe këtu është paradoksi, pra pse, çfarë ka ndodhur. Nuk do doja të shpallej Rama e asnjë tjetër nga PS. Shpresoj të kemi transparencë të plotë. Të kuptojmë pse është marrë ky vendim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *