Gjekmarkaj ndërhyn “LIVE” në “Open”/ “Duhet një figurë e re të përballet me Ramën”, Bardhi: Nuk jam unë! Bashën e ftoj në çdo mbledhje, por…

gjekmarkaj nderhyn live ne open duhet nje figure e re te perballet me ramen bardhi nuk jam une bashen e ftoj ne cdo mbledhje por
gjekmarkaj nderhyn live ne open duhet nje figure e re te perballet me ramen bardhi nuk jam une bashen e ftoj ne cdo mbledhje por

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka ndërhyrë “LIVE” përmes një mesazhi në studion e emisionit “Open”, aty ku po diskutohen zhvillimet në PD.

Gjekmarkaj u shpreh se përjashtimi i Gazment Bardhit nga Lulzim Basha është “nul” dhe se opozitës tanimë i duhet një figurë e re dhe karizmatike për t’u përballur me Edi Ramën.

Megjithatë Gazment Bardhi ka mohuar se ai mund të jetë “figura e re” që do të përballet me kryeministrin.

“Përjashtimi i Bardhit është nul, ai i uruari është një kujtim dhe një shaka e Sali Berishës dhe mirë ia bën. Bardhin e mbështesim për diçka më të madhe se vula e firma, por për strategjitë. Shqipëria ka nevojë për opoztië jetike. Nëse nuk përfaqësojmë ccdo zë opoztiar, nuk jemi opozitë. Duhet një figurë e re karizmatike për tu përballur me Edi Ramën. Basha të heqë dorë nga të qenit ambasador i Taos. Siç e ka thënë i shquari Nard Ndoka, ai u vu të bëhej kryeministër, por u bë legeni i kryeministrit”, u shpreh Gjekmarkaj.

Sakaq, Bardhi foli edhe për Lulzim Bashën, duke thënë se në mbledhjet që janë zhvilluar mes demokratëve, Basha nuk përmendet dhe nuk është pjesë e diskutimeve.

Megjithatë, ai zbuloi se e fton Bashën në çdo mbledhje për t’u bërë pjesë, por sipas tij ky i fundit ka “frikë” nga përballja me Sali Berishën.

“Nuk bëhet fjalë për mua kur thotë se opozita ka nevojë për një figurë të re për të konkurruar Edi Ramën për kryeministër. Biem dakord se opozita nuk ka qenë funksionale. Padyshim që qytetarët janë të shqetësuar për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe duan zgjidhje për këtë.

Emri i Bashës nuk përmendet në mbledhjet tona, me atë nuk merret askush në mbledhjet tona. Unë po e ftoj Bashën dhe e kam ftuar në çdo mbledhje. Që mund ta ketë frikë Berishën, kjo nuk ka diskutim. Basha nuk përballet politikisht, por fshihet”, tha Bardhi ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts