Gjenden 5 arkivole pranë kullës Eiffel në Paris, ishin mbështjellë me flamurin francez! Ja mesazhi që ishte shkruar! Policia arreston 3 persona

gjenden 5 arkivole prane kulles eiffel ne paris ishin mbeshtjelle me flamurin francez ja mesazhi qe ishte shkruar policia arreston 3 persona

































Pesë arkivole të mbështjellë me flamuj francezë me fjalët “ushtarët francezë në Ukrainë” të shkruara mbi to, janë gjetur pranë Kullës Eifel në Paris.

kulla eiffel

Siç raporton AFP, në lidhje me ngjarjen policia ka arrestuar tre persona, transmeton Telegrafi.

Rreth orës 09:00 të së shtunës, tre persona lanë pesë arkivole në Quai Branly në Paris, pranë Kullës Eiffel. Arkivolët përmbanin suva.

Aty pranë u arrestua shoferi i kamionit që transportonte arkivolet. Ai i tha policisë së Parisit se ishte paguar 40 euro për të transportuar dy persona të tjerë dhe ngarkesën e tyre.

Sipas AFP, shoferi kishte mbërritur nga Bullgaria një natë më parë.

Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan më vonë në anën tjetër të Parisit, në stacionin e autobusëve Bercy, ku ata ishin gati të hipnin në një autobus për në Berlin. Njëri nga të arrestuarit ishte ukrainas dhe tjetri gjerman.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts