Gjenden në një stacion autobusi dokumentet e Ministrisë Britanike të Mbrojtjes

23:24 27/06/2021

Në Britaninë e Madhe janë gjetur në një stacion autobusi dokumentet e Ministrisë së Mbrojtjes që përmbajnë detaje të rëndësishme rreth ushtrisë britanike.

Në këto dokumente detajohen planet për një prani të mundshme ushtarake të Britanisë së Madhe në Afganistan pasi të përfundojë operacioni i NATO-s i udhëhequr nga SHBA dhe një tjetër diskuton reagimin e mundshëm rus ndaj kalimit të anijes përmes ujërave ukrainase në brigjet e Krimesë.

Pothuajse 50 faqe  janë gjendur pas një stacioni autobusi në Kent. “Do të ishte e papërshtatshme të komentohet më tej“, është shprehur një punonjës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria britanike aktualisht po kryen një hetim të hollësishëm për dokumentet sekrete.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *