
23:14 29/06/2021
Mister shkaqet, policia ndalon nenën e tyre si të dyshuar për ngjarjen e rëndë
Një nënë 28-vjeçare është arrestuar pasi tre fëmijët e saj të vegjël u gjetën të vdekur në shtëpinë në Los Anxhelos. Ngjarja u zbulua në South Ferris Avenue në Los Anxhelosin Lindor.
Mjekët u përpoqën të marrin masa për të shpëtuar jetën e tyre, por të tre fëmijët u gjeten te pajete në vendin e ngjarjes. Fëmijët e identifikuar ishin dy djem dhe një vajzë, të gjithë nën moshën 3 vjeç.
Shkaqet janë të paqarta, por zyrtarët thonë se ende nuk ka dyshime të arsyeshme se te miturit mund të jenë vrarë. Autoritetet kanë bërë të ditur se nëna e fëmijëve u ndalua për t’u marrë në pyetje si një person i dyshuar.
Ajo dhe një anëtar tjetër i familjes ishin në shtëpi në kohën kur autoritetet zbuluan vdekjen e tre fëmijëve. Hetuesit thonë se anëtari i familjes telefonoi policinë duke thënë se te vegjlit nuk merrnin frymë.
Ndërsa fqinjët kanë deklaruar se nuk kane vere re shenja te dyshimta tek nëna e tyre. Kurse të afërmit janë shprehur se ata ishin mbledhur për një festë familjare.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al