Gjendet foshnja afgane e zhdukur gjatë evakuimit

21:41 09/01/2022

E kishte gjetur një taksist gjatë kaosit në aeroport

Foshnja afgane e cila iu dorĂ«zua ushtarĂ«ve amerikanĂ«  gjatĂ« situatĂ«s kaotike qĂ« u krijua nĂ« Afganistan gjatĂ« vitit tĂ« shkuar Ă«shtĂ« rigjetur dhe ribashkuar me tĂ« afĂ«rmit e tij.

Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga aeroporti i Kabulit për ti shpëtuar talebanëve që po vinin në pushtet.

Foshnja kishte përfunduar në duart e një taksisti 29-vjeç i quajtur Hamid Safi i cili e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpinë e tij.

Pas më shumë se shtatë javë negociatash dhe lutjesh Safi më në fund ia dorëzoi fëmijën gjyshit të tij dhe të afërmve të tjerë që janë ende në Kabul.

GjatĂ« evakuimit kaotik, Mirza Ali Ahmadi – babai i djalit qĂ« kishte punuar si roje sigurie nĂ« ambasadĂ«n amerikane – dhe gruaja e tij Suraya kishin frikĂ« se djali i tyre do tĂ« shtypej nga turma ndaj dhe ia besuan fĂ«mijĂ«n njĂ« ushtari me unformĂ« amerikane, me shpresĂ«n se do tĂ« ribashkoheshin nĂ« amerikĂ«.

ËshtĂ« ende e paqartĂ« sesi fĂ«mija pĂ«rfundoi i braktisur jashtĂ« rrethimit tĂ« aeroportit pĂ«r tu gjetur nga taksisti.

Prindërit e foshnjës i thanë Reuters se ishin shumë të gëzuar pasi mundën të shihnin me sytë e tyre ribashkimin përmes video-chat, ndërsa prisnin që ai të dërgohet në tek ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.