Gjendet kapele e re e Napoleon Bonapartit

23:40 07/09/2021

Ekspozohet në Hong-Kong, vlerësohet deri në 150 mijë paund

Kapelet nĂ« forma tĂ« ndryshme tĂ« Napoleon Bonaparti.  Me rastin e 200-vjetorit tĂ« vdekjes nĂ« njĂ«rĂ«n prej kapeleve nĂ« qarkullim qĂ« i atribuohej atij Ă«shtĂ« gjetur ADN-ja e perandorit.

Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti zbarkoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve Bonhams, e cila e vendosi atë në ekspozitë në selinë e saj në Hong Kong, para se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 Tetor.

Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, pa e ditur në fillim se mund t’i përkiste Napoleonit. Pastaj disa detaje e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës. Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë dhe 150 mijë Paund. Kapele të tjera janë shitur për 1 milion Stërlina.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *