Gjendet një nga kutitë e zeza të avionit kinez

14:13 23/03/2022

Shkaku i rrëzimit ende nuk është përcaktuar, autoritetet e aviacionit paralajmërojnë se hetimi është i vështirë

Një nga dy kutitë e zeza të avionit që u rrëzua në Kinë dy ditë më parë është gjetur nga autoritetet, ndërsa vijojnë kerkimet për të dytën. Pajisja ishte dëmtuar rëndë dhe nuk ishte e qartë nëse ishte regjistruesi i të dhënave të fluturimit apo regjistruesi i zërit të kabinës.

Drejtori i departamentit të hetimit të aksidenteve të aviacionit civil, u tha gazetarëve se nuk kishte pasur mot të keq dhe me shumë mjegull, një faktor ky që mund të ketë ndikuar në rrëzimin e avionit. Ai shtoi se ekuipazhi i avionit dhe kontrolli i trafikut ajror kishin mbajtur komunikim normal deri në rënien e papritur.

Përplasja cilësohet incidenti më vdekjeprurës i aviacionit të Kinës në tre dekada. Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për një hetim në shkallë të plotë dhe qeveria ka dërguar qindra ekipe-kërkim shpëtimi, ushtarë, ekspertë dhe punëtorë të tjerë. Boeing 737 i China Eastern Airlines po fluturonte nga Kunming në Guangzhou kur ra në një kodër në provincën Guangxi dhe më pas mori flakë.

Autoritetet kanë thënë se nuk kanë gjetur asnjë të mbijetuar deri më tani. Megjithatë, ekipet kanë gjetur shumë sende personale që u përkasin pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e fluturimit, duke përfshirë çantat, kuletat dhe madje edhe kartat e identitetit.

Autoritetet e aviacionit paralajmërojnë se hetimi i tyre do të ishte shumë i vështirë për shkak të dëmtimit të rëndë të avionit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.