Gjendet pa shenja jete në dhomën e një hoteli gazetarja e BBC, personi i dyshuar bie drejt vdekjes nga kati i tetë

Një gazetare e BBC është gjetur e vdekur brenda një hoteli në Kenia. Mediat e huaja shkruajnë se gazetarja Kate Mitchell, është gjetur e vdekur të shtunën, pak pasi në dhomën e saj ishe aktivizuar sistemi i alarmit.

Ndërkohë dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të u gjet përtokë jashtë hotelit.

“Ne jemi ende duke hetuar për deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi.

“Për momentin motivet nuk janë ende të ditura dhe hetuesit po punojnë për identifikimin e rrjedhës së ngjarjeve”, shtoi ajo.
Në një deklaratë të rrjetit BBC thuhej se Mitchell punonte prej 14 vjetësh për organizatën dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *