Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçare në Shijak, dyshohet se..

gjendet pa shenja jete nje 47 vjecare ne shijak dyshohet se

Një 47-vjeçare është gjetur pa shenja jetë në ambientin e biznesit (pulari) ku punonte.

Policia bën me dije se viktima është shtetasja me iniciale R.D., e cila dyshohet se ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts